DYLON

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë
Avatar photo Redaksia

Nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë.

Programi i këtij institucioni të nivelit të lartë përgatit oficerët në nivel strategjik, duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në udhëheqje, planifikim strategjik dhe vendimmarrje në mjedise komplekse të sigurisë.

EkoHigjiena

“Shkollimi i oficerëve të FSK-së në institucione prestigjioze ushtarake të vendeve partnere kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe ndërveprueshmërisë, në përputhje me standardet e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.