DYLON

Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake Kroate

Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake Kroate
Avatar photo Redaksia

Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate “Dr.Franjo Tuđman“ në Zagreb me prezencën e Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së. Major Kreshnik Nimoni, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshterë i Parë Fahri Paloja, Shkolla e lartë e Nënoficerëve.

Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit, njofton FSK.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.