DYLON

Oficerë dhe nënoficerë të Gardës Kombëtare të Ajovës, po qëndrojnë në Kosovë

Oficerë dhe nënoficerë të Gardës Kombëtare të Ajovës, po qëndrojnë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Bazuar në Programin e Partneritetit Shtetëror Kosovë – Ajovë, përkatësisht të partneritetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Ajovës (SHBA), 50 pjesëtarë nga ,,Staff Ride”, prej tyre oficerë dhe nënoficerë të Gardës Kombëtare të Ajovës, po qëndrojnë për vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në mjediset e FSK-së, ushtarakët e Gardës Kombëtare të Ajovës, i priti dhe ju uroi mirëseardhje komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj.

Dhe më pas, në amfiteatrin e kazermës ,,Adem Jashari’’, u realizua një takim informues nga rreshter majorët Genc Metaj dhe Fetah Zejnullahu, të cilët u fokusuan në historikun e FSK-së, arritjet e saj të deritanishme, misionin, detyrat, strukturën, trajnimet/ushtrimet, bashkëpunimin me institucione të tjera, etj..

EkoHigjiena

Krahas kësaj, pjesëtarët e kontingjentit amerikan dhe pjesëtarët e FSK-së filluan aktivitete të përbashkëta sportive në disa disiplina, të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ushtarakët amerikanë do të shoqërohen nga pjesëtarët e FSK-së dhe do të kenë mundësi të njihen edhe nga afër me kapacitetet e FSK-së, me kulturën dhe traditën shqiptare dhe të komuniteteve tjera. Po ashtu do të vizitojnë vende të rëndësishme në Kosovë si dhe do të zhvillojnë takime me liderët e FSK-së dhe të institucioneve të tjera.

Ushtarakët e Gardës Kombëtare të Ajovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në FSK, sipas agjendës, deri më 21 shtator 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.