DYLON

Oficer Kadeti nga FSK, diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Oficer Kadeti nga FSK, diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
Avatar photo Redaksia

Oficer Kadet Fatlind Imeraj, ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, ceremonia e diplomimit në emër të SH.T. Mbretit Charles III u drejtua nga General Sir James Hockenhull.

Shkollimi në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst është shkollim një vjeçar dhe përfshin përgatitjen e oficerëve për të shërbyer në pozita të ndryshme në forcat e armatosura. Duke filluar nga parimet bazë të forcave të armatosura, udhëheqja, dhe taktikat dhe llojet e opracioneve ushtarake janë disa nga fushat që përgatiten oficerët e rinj të Mbretërisë së Bashkuar dhe oficerët ndërkombëtar. Oficer Kadet Fatlind Imeraj është kadeti i 32 që e përfundon shkollimin në këtë akademi prestigjioze ushtarake nga FSK.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e diplomimit nga FSK morën pjesë Kolonel Ahmet Ajeti, Kolonel Ali Krasniqi, Atasheu i FSK në Mbretërinë e Bashkuar, Kolonel Agron Bajrami, dhe përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës Znj. Arta Qehaja dhe Z. Ilir Bytyqi.

Një falënderim i veçantë për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në zhvillimin dhe edukimin e oficerëve të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.