• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Odat Amerikane të Evropës të përkushtuara ndaj ndryshimeve klimatike
Nacionale

Odat Amerikane të Evropës të përkushtuara ndaj ndryshimeve klimatike

Redaksia 2LONLINE 2 Nëntor, 2021 3 minuta lexim
 Odat Amerikane të Evropës të përkushtuara ndaj ndryshimeve klimatike

Këshilli Evropian i Odave Amerikane, pjesë e të cilit është edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, vlerësojnë se Samiti COP26 në Glasgow, në të cilin janë mbledhur liderët globalë për të përshpejtuar veprimet drejt arritjes së objektivave të Marrëveshjes së Parisit, shënon një moment historik thelbësor për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta ndërsa fillojmë të shohim pasojat konkrete të ndryshimeve klimatike në të gjithë globin.

Si përfaqësues të komunitetit të biznesit transatlantik në Evropë, Odat Amerikane të Evropës, mbështesin plotësisht objektivat e konferencës COP26, si dhe objektivat e reduktimit të emetimeve të përcaktuara me Marrëveshjen e Parisit. Odat shprehin besimin se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për të arritur objektivat globale të neutralitetit të klimës dhe se vetëm përmes dialogut të vazhdueshëm të përbashkët midis liderëve botërorë, nga vendet e zhvilluara tek vendet në zhvillim, nga SME-të te korporatat globale, mund të arrijmë kalimin në një ekonomi neutrale ndaj karbonit që do të sjellë përfitime për jetën e njerëzve.

Partneriteti transatlantik në agjendën e klimës do të jetë parësor. Ndër emetuesit më të mëdhenj në botë, ekonomitë transatlantike duhet të udhëheqin me shembull dhe të përdorin ndikimin e tyre global për të sjellë aleatët dhe partnerët në garën drejt zeros neto. Në emetimin e bonove të gjelbra, Evropa dhe SHBA tashmë po marrin drejtimin, pasi kanë emetuar 80% të të gjitha obligacioneve të gjelbra në vitin 2020.

Industria tashmë po kontribuon në zbutjen e ndryshimeve klimatike në mbarë botën, duke zhvilluar teknologji të reja me karbon të ulët, duke mbështetur financimin e gjelbër dhe duke reduktuar gjurmën e tyre mjedisore. Megjithatë, bashkënënshkruesit janë të vetëdijshëm se duhet bërë më shumë dhe janë të gatshëm të punojnë së bashku me politikëbërësit për ta bërë të suksesshëm tranzicionin e gjelbër.

Si blerësit kryesorë të energjisë së rinovueshme evropiane, komuniteti i biznesit transatlantik në Evropë ka qenë dhe mbetet i përkushtuar në mënyrë të palëkundur për të luajtur një rol në avancimin e objektivave të Marrëveshjes së Parisit dhe për të arritur një tranzicion të suksesshëm të gjelbër që kombinon qëndrueshmërinë dhe prosperitetin. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale Evropës nacionale ndryshimeve klimatike Odat Amerikane
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022
Art/Kult

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e

22 Maj, 2022
Policia

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej

22 Maj, 2022
Opinion

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e solokëndimit në Zagreb

22 Maj, 2022

Lutfi Haziri: Qeveria komunale të vetmin ‘investim’ që e ka bërë për 6 muaj është vendosja e shqiponjës së vogël në shesh

22 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

21 Maj, 2022

Valentina Bunjaku – Rexhepi rizgjedhet Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Dega Gjilan

21 Maj, 2022

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës

21 Maj, 2022

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com