DYLON

Oda Ekonomike e Kosovës lëshon certifikatën e parë të origjinës “Made in Kosova”

Oda Ekonomike e Kosovës lëshon certifikatën e parë të origjinës “Made in Kosova”
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike e Kosovës ka lëshuar sot certifikatën e parë të Origjinës “Made in Kosova”, sipas standardeve ndërkombëtare, pas pranimit të OEK-ut në Rrjetin Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë (ICC) për lëshimin e Certifikatave të Origjinës.

Certifikata e parë iu lëshua FLUIDI Group dhe iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, dhe zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti.

EkoHigjiena

“Ky është një hap i rëndësishëm për bizneset kosovare, pasi certifikatat “Made in Kosova”, të lëshuara sipas standardeve ndërkombëtare, rrisin besueshmërinë e dokumentacionit tregtar dhe lehtësojnë procedurat e eksportit në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njofitmi ne OEK-ut.

Përfshirja e OEK-ut në këtë rrjet dhe ofrimi i këtij shërbimi të ri për bizneset kontribuon në forcimin e pozitës së produkteve kosovare në tregjet globale.

“Urime FLUIDI Group për këtë arritje dhe suksese në zgjerimin e aktiviteteve dhe prezencës në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në fund të njoftimit të OEK-ut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.