DYLON

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ndan dhurata për festat e fundvitit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ndan dhurata për festat e fundvitit
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ndau rreth 250 dhurata për fëmijët e verbër në Pejë, SOS Fshatin, Klinikën Infektive, Kirurgjinë dhe Pediatrinë me rastin e festave të fundvitit. Këto u realizuan në bashkëpunim me Presidenten Jahjaga, Al-Trade Center dhe Telegrafi, në vizita përkatëse.

Për të dytin vit radhazi, Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ndanë dhurata për fëmijët e verbër, studentë të Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë. Gjatë kësaj vizite, stafi i Qendrës Burimore “Xheladin Deda” informoi Odën Amerikane dhe Presidenten Jahjaga mbi sfidat e shumta me të cilat ata përballen, përfshirë këtu nivelin e ulët të mundësive për punësim për këtë grup, si dhe nevojën për më shumë staf dhe pajisje për të mbështetur aktivitetet e tyre në krijimin e kushteve më të mira për studentët e kësaj qendre.

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane ka mbështetur edhe më parë zhvillimin e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda”, duke dhuruar tre makina të shkrimit Braille.

EkoHigjiena

Ndërsa, në një iniciativë tjetër të organizuar bashkërisht nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Al-Trade Center dhe Telegrafi, mbi 200 dhurata u ndanë për fëmijët e SOS fshatit, klinikës infektive, kirurgjisë dhe pediatrisë në SHSKUK.