DYLON

Oda Ekonomike Amerikane: Investimi në të rinjtë kyç për suksesin në fushën e ndërmarrësisë

Oda Ekonomike Amerikane:  Investimi në të rinjtë kyç për suksesin në fushën e ndërmarrësisë
Avatar photo Redaksia

Përmirësimi i mëtejmë i elementeve të ekosistemit të ndërmarrësisë, e posaçërisht investimi në kapitalin njerëzor, por edhe ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe politik janë kyçe ashtu që përpjekjet e vendit për promovim të ndërmarrësisë dhe inovacionit të kenë sukses. Kjo u tha gjatë tryezës mbi Ndërtimin e një Ekosistemi të Qëndrueshëm të Ndërmarrësisë e cila shënoi edhe aktivitetin e parë pas hapjes zyrtare të Javës Globale të Ndërmarrësisë.

Në tryezën e organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë folën ambasadorja e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny, ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt dhe ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad, si dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj.

Në panelin e moderuar nga drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka u fol për nevojën e eliminimit të dështimeve sistemore që pamundësojnë një ndërmarrësi gjithëpërfshirëse në shoqërinë kosovare, identifikimin e potencialeve në të cilat do të mund të bazohej zhvillimi ekonomik i vendit. Zeka falënderoi ambasadorët e huaj për përkrahjen e Kosovës në përgjithësi, por edhe të Qendrës së Inovacionit, përmes të cilës janë përkrahur shumë startupe të suksesshme. Derisa, Drejtori Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK) Uranik Begu ndau vlerësimet “Kampionët e Inovacionit” për ambasadorët panelistë si dhe për Ministrin e Inovacionit.

EkoHigjiena

Për sa i përket kapitalit njerëzor, si njëri ndër hallkat më të rëndësishme në zinxhirin e ekosistemit të ndërmarrësisë, u tha se duhet një investim më i madh në trajnimin e të rinjve, derisa u përmend edhe sistemi gjerman dual i edukimit, i cili do të mund të replikohej me sukses edhe në Kosovë. Poashtu, u fol edhe për rëndësinë e ofrimit të hapësirës së nevojshme infrastrukturore për të rinjtë e jashtëzakonshëm të Kosovës, derisa Parku Kosovaro-Gjerman i Inovacionit dhe Trajnimit, i cili do të zë vend në ish bazën ushtarake të kontingjentit gjerman të KFOR-it do të ofrojë këtë hapësirë të nevojshme.

Sa i përket ideve të mundshme që do të mund të karakterizonin ndërmarrësinë kosovare, panelistët folën për rëndësinë e identifikimit të shërbimeve të kërkuara nga kompanitë jashtë vendit, e të cilat do të mund të ofroheshin nga ndërmarrësit e rinj kosovarë, por edhe për nevojën e shndërrimit të Kosovës në një prodhues të teknologjisë në vend të konsumuesit të saj.

Ambasadorët e Suedisë, Gjermanisë dhe Norvegjisë u shprehën optimistë për të ardhmen e Kosovës në fushën e ndërmarrësisë, derisa zotuan përkrahjen e tyre të vazhdueshme në këtë drejtim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.