DYLON

Oda e Farmacistëve po mban Konferencën e parë ndërkombëtare në farmaci

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Kadir Hysein, ka marrë pjesë sot në Konferencën e parë Ndërkombëtare të organizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) me temën “Edukimi i Vazhdueshëm Profesional-Rruga Drejt Akreditimit”, me pjesëmarrës vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së farmacisë.

Zëvendësministri Hyseini, duke i siguruar për mbështetje të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë për Odën e Farmacistëve dhe të gjitha odat e tjera, ka thënë se “organizimi i konferencave të këtij niveli, tregon se OFK gradualisht po kalon në një nivel tjetër të organizimit të saj, duke marrë përgjegjësitë që i takojnë me ligj në fuqizimin e komunitetit të farmacistëve të Kosovës”.

EkoHigjiena

Hapjen e Konferencës e ka bërë Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Zehadin Gashi i cili ka paraqitur të arriturat e Odës prej themelimit të saj e deri më tani.

Ai ka theksuar se janë krijuar bashkëpunime me odat e vendeve fqinje si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia dhe Kroacia, e në theks të veçantë vuri Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Federatën Ndërkombëtare te Farmacistëve.

Ai ndër të tjera tha se nuk do të lejojnë assesi që të ketë ndikim politika në vendimet dhe përzgjedhjet e Odës, por shtoi se do të jenë çdo herë të hapur për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë në funksionalitetin e kësaj ode.

Kryeshefi i Agjencionit për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Jeton Shala, tha se “duke qenë se vet i përkas kësaj lëmie, mundohem që me përkushtimin më profesional të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit farmaceutik në vend, që produktiviteti i këtij sektori të jetë sa më i lartë dhe kjo mund të arrihet me një bashkëpunim të mirëfilltë mes nesh”.

Konferencën e ka përshëndetur edhe Kryetari i KQZ-së, Prof. Hysni Bajrami, duke shpreh kënaqësinë e tij për funksionalitetin që ka kjo odë dhe për shenjat që po jep me organizime të tilla për të ardhmen e saj.

Pjesëmarrësit e konferencës do të kenë rastin të përfitojnë nga ligjëratat e ekspertëve të farmacisë vendore dhe ndërkombëtare të akredituar nga Bordi për Edukim të Vazhduar Profesional (BEVP) i MSH-së, derisa do të pajisen edhe me certifikatë me 8 kredi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.