DYLON

Oda e Afarzimit të Kosovës përkrahë Minatorët e Trepçës

Oda e Afarzimit të Kosovës përkrahë Minatorët e Trepçës
Avatar photo Redaksia

Që nga sot minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë të përgjithshme në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës si dhe mospërfilljen e kërkesave dhe vërejtjeve të tyre nga institucionet përgjegjëse të vendit.

Oda e Afarizmit të Kosovës pajtohet me vendimin e marrë nga minatorët e Trepçës, duke theksuar që nuk është hera e parë që institucionet vendore nuk i marrin parasysh kërkesat e palëve të interesit. Si pasojë e kësaj, në Kosovë ende krijohen ligje që bien ndesh me njëra-tjetrën dhe të cilat bllokojnë zhvillimin e vendit.

Duke qenë që sektori minerar vlerësohet si sektori me potencialin më të madh në zhvillimin e vendit, Oda e Afarizmit të Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të marrin më seriozisht çështjen e Kombinatit Trepça dhe të i shyrtojnë më me prioritet kërkesat e minatorëve. Për më shumë, kemi ngecje edhe në hartimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale, pasiqë ligjvënësit edhe më tutje vazhdojnë që të mos i marrin parasysh kërkesat e bizneseve.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.