Oda e Afarizmit të Kosovës – Propozimet për Qeverinë

Oda e Afarizmit të Kosovës – Propozimet për Qeverinë

Oda e Afarizmit të Kosovës i ka përcjellur Kryeministrit, Ministres së Ekonomisë, Ministrit të Financave dhe Transfereve, propozimet lidhur me masat që Qeveria duhet të ndërmarrë për të ndihmuar sektorin privat në tejkalimin e vështirësive që ka krijuar situata e shkaktuar nga COVID-19.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) pas një konsultimi të gjerë me bizneset ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme duke shqyrtuar të gjitha kërkesat e bizneseve drejtuar Qeverisë së Kosovës.

OAK vlerëson se masat emergjente që duhet të marrë Qeveria për të mbështetur sektorin privat nga kriza e shkaktuar nga virusi COVID – 19 do të ndihmojnë në zvogëlimin e humbjeve që janë duke i pasur bizneset dhe rritjen e mundësisë që bizneset të arrijnë që të mbajnë të gjithë punëtorët në vendet e tyre të punës.

Disa nga këto propozime përfshijnë:

1.Të subvencionohen pagat e punëtorëve në sektorin privat për 3 muaj me 50 % të pagës aktuale në sektorëve që kanë ndërprerë punën dhe ato që kanë zvogëluar stafin (min 220 Euro/muaj);

2. Të shtyhen pagesat e kredive për periudhën 3 mujore (kësti i kredisë për muajin prill të paguhet në muajin korrik);

3.Të sigurohet një buxhet për përkrahje të bizneseve në nevojë për kryerjen e obligimeve komerciale si pasojë e Covid – 19;

4. Të sigurohet një buxhet nga shteti për kredi pa interes për kompanitë;

5. Të i’u sygjerohet bankave komerciale që bizneseve të i’u japin kredi me kamata shumë më të volitshme;

6.Të lirohen nga tatimet në pronë, qira, paga, gjithmonë ndaj bizneseve të afektuara dhe me probleme si rezultat i Covid – 19 për 3 muaj;

7.Të përkrahen bizneset që janë të vendosura në objekte publike apo ato private të sektorëve të cilave nuk kanë operuar apo që kanë zvogëluar kapacitet e tyre punuese me pezullim të pagesave për 3 muaj apo me pagesë të qirasë së paku 50%;

8.Të rritet buxheti për bujqësi me dedikim rritjen e prodhimeve vendore;

Duke marrë parasysh këtë dhe duke marrë parasysh që institucionet e shtetit financohen nga të hyrat e bizneseve dhe qytetarëve (80% të të hyrave janë nga bizneset), Oda e Afarizmit të Kosovës gjithashtu ka propozuar që të merren edhe masa të tjera si:

1.Përgjysmimi i pagave të deputetëve të Parlamentit të Kosovës;

2.Përgjysmimi i pagave të administratës shtetërore (paga të mos jetë më e vogël se 220 Euro);

3.Përgjysmimi i pagave në kompanitë publike (paga të mos jetë më e vogël se 220 Euro);

4.Të përajshtohen nga këto veprime sektorët emergjent të cilët kanë angazhim të shtuar gjatë kësaj periudhe (ushtria, policia, shëndetësia dhe zjarrëfikësit);

Duke marrë parasysh këtë ne konsiderojmë që në këtë mënyrë të gjithë së bashku mund të kontribuojmë duke marrë barrën në tejkalimin e kësaj pandemie e cila mund të shkatërroj ekonominë dhe zhvillimin e vendit në rast se nuk ndërmarrim masa adekuate.

KOMENTE