DYLON

Oda Amerikane vlerëson pozitivisht aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Oda Amerikane vlerëson pozitivisht aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret aprovimin e sotëm nga ana e Qeverisë të Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.

Komiteti i Ekonomisë Digjitale i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë përgjatë viteve ka argumentuar nevojën e hartimit të kornizës së duhur ligjore, i cili përveç se do t’i kontribuonte zhvillimit të ekonomisë digjitale, e gjithashtu do të zvogëlonte edhe barrën administrative për transaksione elektronike me palë.

Po ashtu, Projektligji në fjalë do të ndikojë edhe në rritjen e efikasitetit të proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot, ndërsa bashkë me rritjen e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.

EkoHigjiena

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane shpreh besimin e saj që edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të aprovojë në kohë të shpejtë Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.