DYLON

Oda Amerikane u bënë thirrje ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet diskriminuese

Oda Amerikane u bënë thirrje ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet diskriminuese
Avatar photo Redaksia


Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me raportimet e djeshme për trajtim diskriminues të pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.

Oda Amerikane rikujton se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë, ndërsa praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë.

EkoHigjiena

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.