DYLON

Oda Amerikane thërret bizneset dhe qytetarët të zbatojnë masat për parandalimin e pandemisë

Oda Amerikane thërret bizneset dhe qytetarët të zbatojnë masat për parandalimin e pandemisë
Avatar photo Redaksia

Masat administrative të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID19 kanë ndikuar rëndë në sektorin privat, dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

Megjithatë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, meqë përkeqësimi i situatës epidemiologjike do të rëndojë edhe mbi ekonomine e vendit dhe do ta vonojë rimëkëmbjen ekonomike.

Në fund, Oda Amerikane u bënë thirrje institucioneve të vendit që masat t’i marrin në dakordim të plotë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ashtu që të shmangen paqartësitë e mundshme me qëllim të zbatimit të plotë të masave.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.