DYLON

Oda Amerikane shpreh shqetësimin për plaçkitjet e armatosura ndaj bankave dhe bizneseve të tjera

Oda Amerikane shpreh shqetësimin për plaçkitjet e armatosura ndaj bankave dhe bizneseve të tjera
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e konsideron sektorin bankar në Kosovë si një nga sektorët më vital për zhvillimin ekonomik të vendit. Një sistem i qëndrueshëm bankar konsiderohet parakusht për rritjen e investimeve në vend si dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Marrë parasysh rëndësinë e tij, Kosova është me fat që ka një sistem shumë stabil bankar.

Oda Ekonomike Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me plaçkitjet e vazhdueshme të bankave, të cilat kohët e fundit janë bërë kërcënim për tërë sektorin dhe shoqërinë, duke marrë përmasa alarmuese.

Plaçkitjet e armatosura nuk kërcënojnë vetëm perceptimin e përgjithshëm për sektorin bankar, por përbëjnë edhe goditje kundër zhvillimit ekonomik të vendit, e rrjedhimisht edhe kundër të ardhmes së Kosovës. Në sytë e investitorëve të huaj, rastet e tilla japin përshtypjen e sistemit të dobët të sundimit të rendit dhe të ligjit, duke rritur pasigurinë e të bërit biznes.

EkoHigjiena

Oda Ekonomike Amerikane u bënë thirrje autoriteteve të sigurisë si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të vendit që të trajtojnë këtë çështje me seriozitet të lartë, duke marrë masa më të rrepta për ofrimin e sigurisë më të madhe për bankat dhe bizneset e tjera, si dhe ruajtjen stabilitetit të përgjithshëm në vend.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.