DYLON

Oda Amerikane shpreh shqetësimet lidhur me vendimin e Qeverisë për kufizim të veprimtarive afariste

Oda Amerikane shpreh shqetësimet lidhur me vendimin e Qeverisë për kufizim të veprimtarive afariste
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin e ditës së djeshme për ndalimin e veprimtarive afariste pa konsultim paraprak me organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat.

Duke mirëkuptuar nevojën e mbrojtjes së shëndetit publik përmes ndërmarrjes së masave të duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID19, Oda Ekonomike Amerikane kërkon që në të njëjtën kohë të merren në konsideratë edhe dëmet që kufizimi i veprimtarive afariste ka për ndërmarrjet e sektorit privat dhe mbijetesën e tyre.

Për më tepër, vendimi i djeshëm, lë hapësirë për interpretim të dyanshëm për shkak të modefinimit eksplicit të termave të përfshirë në vendim, i cili po rezulton në ndëshkimin e ndërmarrjeve private, siç është rasti me termin “marketet e vogla” pa sqaruar se cilat elementet e përcaktojnë madhësinë e një ndërmarrjeje të shitjes me pakicë. Formulimet e tilla çojnë në ndëshkim të padrejtë të ndërmarrjeve private, të cilat me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID19 kanë bërë më të mirën që të vazhdojnë aktivitetin e tyre dhe të ruajnë vendet e punës, por edhe në trajtim jo të barabartë të ndërmarrjeve të ndryshme brenda sektorëve të njëjtë.

EkoHigjiena

Duke ndarë shqetësimet edhe me përfaqësuesit e sektorëve të caktuar afaristë, Oda Ekonomike Amerikane i bënë thirrje Qeverisë që të mundësojë komunikimin përmes mekanizmave ekzistuesë të dialogimit ose formave të tjera, të marrë në konsideratë shqetësimet dhe rekomandimet e sektorit privat, si dhe të përcjellë me masa specifike mbështetëse vendimet e saj për kufizimin e aktivitetit afarist.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.