DYLON

Oda Amerikane përshëndet aprovimin e Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale

Oda Amerikane përshëndet aprovimin e Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale
Avatar photo Redaksia


Fuqizimi i sundimit të ligjit në përgjithësi dhe i drejtësisë komerciale në veçanti, e në këtë aspekt edhe rritja e efikasitetit në zbatueshmërinë e kontratave janë parakusht i rëndësishëm për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të jashtme.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale.

EkoHigjiena

Oda Amerikane vlerëson se një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës, do të ndikojë pashmangshëm në ngritjen e sigurisë juridike në të bërit biznes, duke përmirësuar klimën e investimeve, e rrjedhimisht edhe imazhin e Kosovës para investitorëve të huaj.

Duke qenë edhe përgjigje ndaj propozimit të Odës Amerikane që nga viti 2016, për themelimin e një gjykate të veçantë e cila do të trajtonte në mënyrë efikase dhe profesionale kontestet e natyrës komerciale, aprovimi i Projektligjit në fjalë nga ana e Qeverisë, kontribuon edhe në avancimin e dialogut publiko-privat.

Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të përmbyllë Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, e në këtë aspekt edhe aprovimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit të vendit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.