DYLON

Oda Amerikane ndërton katër shtëpi për familjet e pastreha

Oda Amerikane ndërton katër shtëpi për familjet e pastreha
Avatar photo Redaksia

Katër familje nga katër komuna të ndryshme të Kosovës do të hyjnë në stinën e dimrit nëpër shtëpitë e tyre të reja të ndërtuara me fondet e Odës Ekonomike Amerikane, anëtarëve të saj dhe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Të privuara nga mundësitë e të pasurit të një strehimi të përhershëm, familja Thaçi nga Skënderaj, familja Mehmeti nga Mitrovica, familja Kastrati nga Peja dhe familja Hajrullahu nga Komuna e Lipjanit, iu gëzuan ndërtimit të shtëpive dhe në të njejtën kohë shprehën falënderimin e tyre për Odën Amerikane për këtë iniciativë, përmes të cilës edhe fëmijët e tyre tashmë mund të rriten në kushte më të mira.

Përveq Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, iniciativën e Odës Amerikane për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha e kanë mbështetur edhe IPKO, VALA, NewCo Ferronikeli, Meridian Corporation, Coca Cola HBC Kosova, Limak–Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, NLB Banka, Elkos, HIB Petrol, Devolli Corporation, Mabetex, Z-Mobile, Railtrans, Recura Financials, Servisshped, Hymeri Kleemann, Alcatel Lucent, CEO, Vllesa-Co, ASDA, Boga & Associates dhe Gjirafa Inc. Derisa Meridian Express ka dhuruar edhe pako ushqimore dhe artikuj të tjerë esencialë për secilën familje.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është zhvilluar nga Fondacioni i Odës Amerikane, i cili nga viti 2012 e tutje ka mbështetur me mbi 200,000 euro një numër organizatash e individësh në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe Down Syndrome Kosova, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Institutin e Fëmijëve me Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI, Fondacionin për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”, filmin artistik “Një rrëfim Prishtine”, organizatën e vullnetarëve amerikanë Peace Corps, zonat e goditura nga vërshimet në Republikën e Shqipërisë, zonat e goditura nga uragani Harvey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe dhjetra fëmijë të cilët kanë pasur nevojë për përkrahje financiare për shërim jashtë vendit. Në kuadër të Fondacionit të Odës Amerikane funksionon edhe Shkolla e Shahut “Woodrow Wilson” për fëmijë të moshës 6-13 vjeçe.

Në përpjekje për përmirësimin e kushteve të mësimnxënies nëpër zonat rurale të Kosovës, Oda Amerikane në vitin 2018 do të financojë përmirësimin e infrastrukturës bazike nëpër shkollat e fshatrave të mbetura larg kujdesit të shtetit, si dhe ofrimin e qasjes së barabartë në shkollim për fëmijët e fshatrave të cilat janë larg objekteve shkollore, duke u siguruar atyre transportin pa pagesë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.