DYLON

Oda Amerikane kërkon mosndryshimin e ndalimit të importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vite

Oda Amerikane kërkon mosndryshimin e ndalimit të importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vite
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saja më serioze në lidhje me iniciativën e ndërmarrë nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-132 mbi Automjetet për të lejuar importimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vite.

Duke marrë në konsideratë faktin alarmant të moshës mesatare të automjeteve të regjistruara në Kosovë e cila është më e lartë se 18 vjeçare, Oda Amerikane u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos e aprovovojnë ndryshimin e Nenit 44 të Ligjit Nr. 05/L-132 mbi Automjetet i cili parashikon ndalimin e importit të automjeteve të cilat janë më të vjetra se 10 vjet.

Çdo ndikim pozitiv i gjeneruar nga një politikë e tillë në buxhetin e Kosovës do të mbipeshohej nga efektet e dëmshme që do t’i shkaktoheshin mjedisit, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

EkoHigjiena

Oda Amerikane përkrah standardet dhe iniciativat e Komisionit Evropian për të përmirësuar emetimet e gazrave të cilat vijnë si rezultat i automjeteve të lehta dhe të rënda. Për më tepër, ne besojmë fuqishëm se ndryshimi i Ligjit nr. 05/L-132 do të rriste nivelet e ndotjes të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të vitit 2017, krijojnë shqetësime për qytetarët. Nuk ka dyshim se një veprim i tillë do të ndikonte negativisht në mjedis dhe do të kishte implikime të mëdha shëndetësore.

Të dhënat e Bashkimit Evropian tregojnë se më shumë se 70.000 vdekje u atribuohen lirimit të nivelit të lartë të dioksidit të azotit (NO2) nga makinat e vjetra me naftë. Për shkak të pasojave të mëdha në mjedis dhe në shëndetësi, Gjermania në përgjithësi ka hapur derën për grupet mjedisore për të paditur qytetet të cilat nuk i plotësojnë standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian në lidhje me ajrin e pastër; duke rezultuar që Hamburgu të bëhet qyteti i parë gjerman për të ndaluar automjetet e vjetra me naftë. Ndërsa edhe kryeqyteti i Francës, Parisi ka ndaluar automjetet të cilat janë regjistruar para vitit 2000, me qëllim kryesor për të luftuar ndotjen e ajrit në qytet.

Për më tepër, Oda Amerikane, beson se joefikasiteti i automjeteve të vjetra i minimizon përfitimet afatshkurtra që mund të gjenerohen nga importi i këtyre veturave.

Në përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh besimin e saj të fuqishëm se importi i makinave më të vjetra se dhjetë vite do të ndikojë negativisht në mjedis dhe ka implikime të rënda shëndetësore, e rrjedhimisht u kërkon institucioneve përkatëse që të ndërmarin një qasje më gjithëpërfshirëse duke marrë parasysh ndikimet mjedisore dhe shëndetësore të kësaj politike si dhe praktikat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.