DYLON

Oda Amerikane i kërkon Kuvendit të mos e aprovojë lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vite

Oda Amerikane i kërkon Kuvendit të mos e aprovojë lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vite
Avatar photo Redaksia

Pas vënies në diskutim të iniciativës për ndryshim të ligjit për automjetete nga ana e Kuvendit të Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane u ka dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës një shkresë duke shprehur shqetësimet e saj lidhur me iniciativën për heqjen e ndalesës për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vite.

Oda Amerikane dëshiron ta përsërisë qëndrimin e saj se ndryshimi i Ligjit nr. 05/L-132 do të rriste nivelet e ndotjes të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të kaluar, krijojnë shqetësime për qytetarët. Implikimet e tilla në mjedisin rrethues do të kishin implikime edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, një veprim i tillë do të ishte edhe në kundërshtim me iniciativat brenda Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave që lirohen nga automjetet e lehta dhe të rënda.

Për më tepër, Oda Ekonomike Amerikane shpreh edhe një herë besimin e saj të fuqishëm se joefikasiteti i automjeteve të vjetra do të minimizonte çfarëdo përfitimi afatshkurtër që do të mund të gjenerohej nga lejimi i importit të veturave të tilla. Prandaj u kërkon Deputetëve të Kuvendit të Republikës që të mos e jetësojnë iniciativën e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.