DYLON

O’Connell ka uruar Kosovën për anëtarësimin në UEFA

Avatar photo Redaksia

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar Kosovën për anëtarësimin në UEFA. Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se sporti duhet t’i bashkoj njerëzit dhe Kosova ka të drejtën e saj për pjesëmarrje.

O’Connell ka ndërlidhur anëtarësimin e Kosovës në UEFA me fitoren e mbrëmshme të Leicester City-t, duke thënë se këto janë arsyet pse ai e do futbollin.

EkoHigjiena

“Kosova u pranua në UEFA, ky është një lajm fantastik. Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit – dhe Kosova ka të drejtën e saj të pjesëmarrjes. Fitorja e Premier Ligës së Leicester City-it dhe pranimi i Kosovës në UEFA, mua më rikujtojnë pse e dua futbollin. Një javë e madhe për sportin”, ka shkruar O’Connell në rrjetin social Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.