DYLON

OBSH: Zika, shkak i mundshëm i defekteve të lindjes

Avatar photo Redaksia

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se virusi Zika, që shihet si shkak i mundshëm i defekteve të rënda të lindjes, po përhapet me shpejtësi në kontinentin Amerikan dhe mund të prekë më shumë se katër milionë njerëz.

Organizata thotë se virusi që bartet nga mushkonjat, u pa fillimisht si një rrezik i vogël tek njerëzit, por ai po shndërrohet me shpejtësi në një kërcënim publik me “përmasa alarmante.”

EkoHigjiena

Drejtoresha e Përgjithshme e agjencisë shëndetësore të OKB-së, Margaret Chan, tha se virusi Zika u zbulua në Ugandë në vitin 1947, por që atëherë është përhapur në të gjithë botën dhe se vitet e fundit prania e tij është lidhur me komplikacione neurologjike. Mijëra gra shtatzëna të infektuara me këtë virus kanë lindur foshnje me aftësi të kufizuara që kanë çuar deri në vdekjen e fëmijës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.