DYLON

OBSH: Edhe një sëmundje virale në Afrikë

Avatar photo Redaksia

Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) paralajmëroi se në Afrikë sërisht është paraqitur virusi marburg, i cili i përket familjes së njëjtë të virusëve, si edhe ebola.

Rasti i parë i konfirmuar i të infektuarit nga virusi marburg ka qenë në shtator në Kampalë në Ugandë. OBSH theksoi se paraqitja e këtij virusi është e “pazakontë dhe e papritur”.

EkoHigjiena

Epidemia e fundit nga virusi marburg i njohur si ethet virale-hemoragjike marburge në Ugandë ka qenë nga korriku deri në gusht të vitit 2012, me ç””rast 20 persona u infektuan, prej të cilëve nëntë vdiqën. Prej atëherë nuk është regjistruar asnjë rast.

Virusi bartet në kontakte të drejtëpërdejta me gjak, lëngjet trupore dhe indet nga personi i infektuar, ndërsa simptomat janë temperaturë e lartë trupore dhe plogështi.

OBSH paralajmëron se virusi marburg mund të shkaktoj epidemi të madhe, si edhe ebola.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.