Objektivi i Besnik Jakupit kap në Kamenicë, zogun e bukur KingFisher

Objektivi i Besnik Jakupit kap në Kamenicë, zogun e bukur KingFisher

Eksploruesi e fotografi nga Kamenica, Besnik Jakupi, fotograf i faunës dhe florës (Wikdlife), po vazhdon me realizimin e fotografi e videove interesante.

Kamenicasi ka arritur që me objektivin e tij të realizojë një video ku shihet shpendi KingFisher, një zog i rrallë e i bukur, i paparë në Kosovë. Ushqehet vetëm me peshk.

“Tani kam realizuar një video të shpendit – KingFisher – një zog shumë i rrallë me ngjyra, që t’i merr sytë nga bukuria e tij. I paparë ne Kosovë, në këtë mënyrë afër dhe kualitet. Ai ushqehet vetëm me peshk”, bënë të ditur Jakupi.

Kjo video mbresëlënëse është realizuar në Kamenicë më 06.12.2018.

Më poshtë keni videon:

KOMENTE