DYLON

Objekti i ri i shkollës në Ballancë i gatshëm për shtator

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka inspektuar sot punimet në realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës në lagjen Gashi në Kabash, si dhe në ndërtimin e shkollës fillore në Ballancë.

Asfaltimi i rrugës së lagjes Gashi në Kabash ka një gjatësi prej afër 1 mijë metrash dhe është projekt që realizohet nga komuna e Vitisë në bashkëfinancim më Ministrinë e Infrastrukturës.

EkoHigjiena

Ndërkohë, kryetari Haliti ka vizituar edhe fshatin Ballancë, përkatësisht shkollën e këtij lokaliteti ku ka filluar faza e dytë e punimeve në finalizimin e projektit të objektit të ri shkollor.

Kjo shkollë do të ketë 6 klasë, kabinetin e informatikës, bibliotekën, si dhe në kuadër të këtij projekti do të rregullohet edhe oborri dhe kopshti.

Sipas planit të paraparë, parashihet që punimet të përfundojnë Brenda dy muajve dhe kështu viti I ri shkollor në shtator të filloj në objektin e ri.
Aktualisht mësimet në objektin e vjetër të shkollës po i ndjekin 96 nxënës nga klasa e parë e deri në të nëntën dhe mësimi zhvillohet në dy ndërrime, ndërkaq pritet që në objektin e ri mësimi të zhvillohet vetëm në një ndërrim./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.