DYLON

Obama uron Jahjagën

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të tetë të shpalljes së pavarësisë .

Në urimin e Presidentit Obama thuhet:

EkoHigjiena

E nderuara zonja Presidente,

Ju lutem pranoni urimet e mia personale dhe të popullit amerikan për përvjetorin e tetë të Kosovës si shtet i pavarur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pa u lëkundur popullin e Kosovës për krijimin e një demokracie vibrante dhe shumetnike. E ardhmja e Kosovës sovrane është shtet partner i integruar plotësisht në skenën ndërkombëtare. Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm drejt këtij qëllimi të përbashkët, në veçanti me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për përparimin që po bën në arritjen e marrëveshjeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kosova gjithashtu ka demonstruar përkushtim për sundim të ligjit duke i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për të adresuar pretendimet për krime lufte.

Këto hapa po avancojnë sovranitetin e Kosovës dhe po e inkurajojnë një Ballkan më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Në vitet e ardhshme na presin shtigje të reja të bashkëpunimit në marrëdhëniet tona bilaterale, përfshirë edhe përmes programit Kompakt në mes të Kosovës dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fuqishëm të atyre që duan në Kosovë një të ardhme paqësore, demokratike dhe prosperuese për vendin e tyre.

Sinqerisht,

Barack Obama

http://www.rtklive.com/?id=2&r=59652

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.