Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.
Këtë deklaratë Obama e ka bërë gjatë një takimi të shkurtër me Presidentin e Serbisë Barack Obama, në Johannesburg, ku kanë marrë pjesë ceremoninë komemorative me rastin e vdekjes së ish-PresidentitNelson Mandela.
Sipas njoftimeve, Presidenti i Serbisë ka thënë se fillimi i negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE, gjatë muajit janar janë një hap logjik në rrugën europiane të Serbisë.
Nikolic ka postuar një foto në Instagram me Presidentin e SHBA’ve dhe Zonjën e Parë Michele Obama.
Kreu i shtetit ka thënë se Beogradi është i gatshëm që të vazhdojë dialogun dhe se Serbia do të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha shtete në territorin e Ballkanit.
Siç dihet rreth 100 liderë nga mbarë bota kanë marrë pjesë në këtë komemoracion në Afrikë.
Atje nuk ka shkuar askush nga Kosova për shkak se Afrika e Jugut nuk e njeh Kosovën e as pasaportat e saj.