DYLON

OAK: Vjedhiet që po bëhen ndaj bizneseve, rrezik për investime në Kosovë

OAK: Vjedhiet që po bëhen ndaj bizneseve, rrezik për investime në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga  kryetarin i bordit të OAK-së, z.Skender Krasniqi, drejtorin ekzekutiv, z.Ismet Mulaj, nënkryetarin e bordit të OAK-së, z.Arsim Selmonmusaj dhe anëtarin e bordit, z.Lulëzim Begaj.

Kryetari i bordit të OAK-së, z.Skender Krasniqi e informoi ministrin z. Flamur Sefaj, për shqetësimet e afaristëve në lidhje me vjedhet e shumëta që po ndodhin kohëve të fundit nga persona të pandërgjegjëshëm. Z. Krasniqi, kërkoi nga ministri z. Sefaj që të merren parasysh shqetësimet e afaristëve, sepse kjo dukuri është në rritje dhe dëmi që po pësojnë bizneset po janë të mëdha.

Kurse z. Lulëzim Begaj, anëtar i bordit i Odës, njëherit pronar i Kosmonte Foods, e njoftoi ministrin Sefaj me raste konkrete të plaçkitjeve në pronën e tij por edhe të bizneseve tjera. Gjithashtu foli edhe për pasigurinë që po e kanë pas vjedhieve të mëdha që po u bëhën atyre. Z.Begaj, u shpreh shumë i indenjuar nga mos efikasiteti i organeve të drejtësisë për zbulimin e rasteve.

EkoHigjiena

Edhe përfaqëuesi i Elkos Group, z. Arsim Selmonmusaj, tregoi për nevojën imediate të përmisohet gjendja e sigurisë e me theksë të veçantë për sektorin privat.

Ministri z. Sefaj, i dëgjoi më vëmendje shqetësimet e përfaqëuseve të OAK-së dhe afaristëve duke ju premtuar që do mundohet t’i adresoi të gjitha kërkesat e tyre, pasi është mjaft i interesuar që të ofrojë një ambientë sa më të sigurtë për të bërë biznisë, duke qenë se afaristët janë ata që krijoin mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim u diskutua edhe për mundësit e paisjes së sigurimit me armë, në mënyrë që të kenë mundësi të mbrojnë pronën ku ata mbikçyrin. Ndër të tjera u kërkua që të vihet në prirorite zgjidhja e rasteve të bizneseve pasi kjo po krijon pasiguri për të investuar më tutje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.