DYLON

OAK: Të shtyhet mbledhja e premiumeve!

Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të shtyhet fillimi i mbledhjes së premiumeve për Sigurime Shëndetësore.

Me kërkesë të bizneseve OAK i drejtohet Qeverisë së Kosovës që të pezullojë zbatimin e Ligjit për mbledhjen e premiumeve për sigurime Shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 Korrik 2017.

Bizneset kërkojnë periudhën e nevojshme që të bëjnë përgatitjet e duhura në mënyrë që të jenë më të involvuar në këtë proces.

EkoHigjiena

Mospërmbushja e shumë kritereve të parapara me ligj,si dhe mos informimi i duhur ka shkaktuar huti në mesin e afaristëve, në këtë mënyrë bizneset e agrumentojnë shtyrjen e mbledhjes së premiumeve dhe shtyrjen e zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Në përkrahje të bizneseve OAK i drejtohet Qeverisë së Kosovës dhe rekomandon që zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 Janar 2018. Me qëllim që të ketë një informim sa më të mirë të komunitetit të afaristëve dhe të ketë edhe një konsultim të gjerë me përfaqësuesit e biznesit në Kosovë.

OAK i kërkonë Qeverisë së re që procesi i dialogut me përfaqësuesit e biznesit të filloi përmes një dialogu gjithpërfshirës me akterët, që do të mundësonte të kishim një ligj për sigurime shëndetësore që i duhet Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.