DYLON

OAK: Të mos ketë asnjë kufizim pa përkrahje paraprake financiare

OAK: Të mos ketë asnjë kufizim pa përkrahje paraprake financiare
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës pas njoftimit përmes mediave rreth masave të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme, kërkon nga Institucionet e vendit që asnjë kufizim apo mbyllje totale e biznesit, të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare. 

Kjo vie si rrjedhojë e gjendjes shumë të vështirë me të cilën po përballet sektori privat si pasojë e pandemisë dhe përkrahjes së mangët që është ofruar deri më tani nga ana e institucioneve, duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e vendeve të punës por edhe mirëqenien dhe operimin e mëtejshëm të operatorëve ekonomik.

EkoHigjiena

Andaj, lidhur me këtë OAK konsideron që është më se e rëndësishme që të gjinden mënyra për përkrahjen financiare të kompanive të cilat do të ndikohen direkt nga këto masa.  

OAK është ithtare e faktit që çdo masë duke përfshirë mbajtjen e maskave, distancën sociale e higjiena personale të respektohen në përpikmëri për mbrojtje të shëndetit publik, por që çdo vendim për mbyllje duhet të ketë mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët e tyre për humbjet që po u shkaktohen nga të njejtat duke i’u ndaluar të drejtën e punës.

OAK konsideron që sektori privat aktualisht është shumë i rënduar si rezultat i pandemisë, andaj nuk ka kapacitete që të përballoj i vetëm pasojat e mëtutjeshme shkaktuar nga pandemia, ku si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.