DYLON

OAK takon Ministrin Nenad Rikalo!

OAK takon Ministrin Nenad Rikalo!
Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) në përbërje me: z. Diamant Elshani, z. Lulzim Begaj, me bashkëpunëtorë, u pritën sot në takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Nenad Rikalo.

Në këtë takim njoftues, Sekretari OAK-së, z. Diamant Elshani prezantoi arsyet e themelimit të Odës, qëllimet dhe veprimtarinë e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet më të rëndësishme të bujqësisë në vendin tonë, ku me këtë rast OAK kishte disa kërkesa të cilat i’a drejtoi Ministrit Rikalo, ndër të cilat ishin:

EkoHigjiena

-Të ketë më shumë transparencë në dhënjen e granteve dhe subvencioneve;
-Të rimbursohen dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore – ose përmes buxhetit ose përmes një mekanizmi sigurues;
-Grantet dhe subvencionet të orientohen më shumë në fusha strategjike, siç janë: kulturat shumë vjeçare si dhe futja e inovacionit në bujqësi;
-Ministria e Bujqësisë të organizojë fushata marketingu për prodhimet vendore;
-Ministria të mbrojë ato produkte vendore të cilat kanë potencial për zhvillim dhe mund të krijojnë vende pune.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe z.Veli Halimi i cili në emër të bylmetarëve paraqiti shqetësimet e tij sa i përket këtij sektori.

Ministri Rikalo u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe theksoi se i vjen mirë për ekzistencën e një Ode të tillë e funksionale dhe u shpreh se Ministria e Bujqësisë do të jetë e hapur dhe përkrahëse në raport me OAK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.