• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. OAK takon Bordin e KPMM-së
Nacionale

OAK takon Bordin e KPMM-së

Redaksia 2LONLINE 25 Dhjetor, 2021 3 minuta lexim
 OAK takon Bordin e KPMM-së

Ligji për Miniera dhe Minerale, garancionet e dyfishta si dhe nevoja për bashkëpunim të ndërsjellët ndërmjet KPMM-së dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës (APK), ishin disa ndër temat e diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, uroi për krijimin e bordit të KPMM-së, duke shtuar që së bashku mund të arrijnë në krijimin e lehtësirave për bizneset e sektorit të cilin ata udhëheqin.

Krasniqi theksoi që falë lobimit të vazhdueshëm të OAK-së është ndryshuar Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2010, mirëpo që sektori minerar të frymoj lirshëm duhet të bëhen edhe disa ndryshime tjera siç është Ligji për Miniera dhe Minerale, largimi i dy garancioneve për të njejtën hapësirë shfrytëzuese, një në KPMM dhe tjetra në APK si dhe taska prej 0.20€ për m².

Ndërsa, Idriz Zejnullahu nga biznesi anëtarë në OAK “Guri” SH.P.K. theksoi që bashkëpunimi ndërmjet KPMM-së dhe Odës së Afarizmit të Kosovës është mëse i nevojshëm, sepse deri më tani OAK ka qenë zëri kryesor i një sektori shumë të rëndësishëm për ekonominë vendore si dhe tejet potencial për zhvillim.

Ndërsa, Selvete Grajqevci – Pllana, Kryesuese e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale falënderoi odën për vizitën, duke shtuar që janë të hapur për të bashkëpunuar në të gjitha çështjet që janë në favor të lehtësimit të ushtrimit të veprimtarisë për bizneset vendore si dhe ndikojnë që të tërheqen investitorët potencial.

OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – Kryetar i Bordit, Idriz Zejnullahu “Guri” SH.P.K., Qëndresa Ibrahimi – Koordinatore dhe Mirjeta Shala –Udhëheqëse e Ekipit;

Ndërsa, KPMM u përfaqësua nga: Selvete Grajqevci Pllana – Udhëheqëse e Bordit dhe anëtarët e bordit Jahir Gashi, Gani Maliqi dhe Gani Kastrati. /2LONLINE/

Etiketat:aktuale Bordin e KPMM-së ekonomike OAK oda afarizmi
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022
Art/Kult

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e

22 Maj, 2022
Policia

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej

22 Maj, 2022
Opinion

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e solokëndimit në Zagreb

22 Maj, 2022

Lutfi Haziri: Qeveria komunale të vetmin ‘investim’ që e ka bërë për 6 muaj është vendosja e shqiponjës së vogël në shesh

22 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

21 Maj, 2022

Valentina Bunjaku – Rexhepi rizgjedhet Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Dega Gjilan

21 Maj, 2022

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës

21 Maj, 2022

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com