DYLON

OAK: Problemet në sektorin medial janë shumë shqetësuese

OAK: Problemet në sektorin medial janë shumë shqetësuese
Avatar photo Redaksia

Mediat në Kosovë janë duke u ballafaquar me shumë sfida të cilat janë duke e penguar në masë të madhe zhvillimin e saj dhe të cilat ndikojnë në zhvillmin e Kosovës, u tha në një takim që Oda e Afarizmit të Kosovës pati me disa pronarë, drejtorë dhe përfaqësues të mediave.

Ndër problemet e mëdha që janë identifikuar nga OAK janë:

1. Mosfunksionimi i ligjit mbi të drejtat autoriale;
2. Ligji mbi sponzorizimin ku anashkalohen mediat;
3. TVSH-ja për media jo funksionale, sepse mediat lirohen nga TVSH në shitje por jo edhe në blerje;
4. Mosidentifikimi i IP-ve për Kosovën;
5. Mungesa e Domainit;
6. Problemet me funskionimit të lirimit të mediave nga importi, e tjera.

EkoHigjiena

Ky takim i parë i OAK-së me këtë sektor u vlerësua shumë nga të pranishmit, si dhe u theksua që këto janë vetëm disa nga problemet e identifikuara në klimën mediale të të bërit biznes.

Të gjithë përfaqësuesit e pranishëm në këtë takim dhe mediat e tjera që nuk patën mundësi të jenë të pranishëm u shprehën të gatshëm që të punojnë së bashku që të ndërmarrin hapat e duhur në mënyrë që të përmirësojnë klimën e të bërit biznes dhe të krijojnë lehtësira për këtë sektor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.