DYLON

OAK përshëndet vendimin për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

OAK përshëndet vendimin për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndetë vendimin e marrë në mbledhjen e dy Qeverive për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën OAK më parë i është drejtuar me shkresë Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe institucioneve tjera përkatëse.

Lidhur me këtë barrierë të të bërit biznes, përfaqësues të OAK – së kanë realizuar edhe një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ku ngritën rëndësinë e liberalizimit të tregut ndërmjet dy shteteve pasi që bizneset janë duke hasur disa sfida në këtë aspekt.

Në letrën të cilën OAK i drejtoi dy Kryeministrave shqipëtarë u kërkua që të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësimin e këtyre procedurave që qytetarët e shtetit Shqipëtar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës si të punësuar të barabartë në tregun tonë, duke kërkuar që ky problem të vihet në tavolinën e bisedimeve të dy Qeverive që u mbajt me datën 2 Tetor.

EkoHigjiena

http://odaeafarizmit.org/te-liberalizohet-tregu-i-punes-kosove-shqiperi/
https://odaeafarizmit.org/oak-kerkon-nga-dy-qeverite-liberalizimin-e-tregut-te-punes/

OAK përshëndet trajtimin e kësaj çështje dhe marrjen parasysh të kërkesës së drejtuar për eleminimin e këtyre barrierave dhe liberalizimin e tregut të punës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë që këto marrëveshje të vëhen në praktikë sa me shpejtë, ashtu që efektet e tyre të vërehen sa më parë.