OAK përsëritë kërkesën për përkrahje të femrave dhe bizneseve

OAK përsëritë kërkesën për përkrahje të femrave dhe bizneseve

Ligji për Pushimin i Lehonisë, numri i ulët i femrave të punësuara në Kosovë në raport me rajonin, ripërsëritja e kërkesës ndaj institucioneve, ishte qëllimi i konferencës me media të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Koordinatorja e OAK-së Qëndresa Ibrahimi theksoi se Oda e Afarizmit të Kosoves ka kohë që është duke u marrë me çështjen e Pushimit të Lehonisë dhe ka përgatitur rekomandimet konkrete drejtuar institucioneve të vendit duke marrë parasysh faktin që kemi një shkallë të ulët të punësimit të femrave, shifër kjo të cilën OAK e konsideron alarmuese.

Ndërsa zyrtarja e për biznese e OAK-së Rreze Cana, tha se Pushimi i Lehonisë është një nga politikat që shtetet e përdorin për të stimuluar natalitetin dhe rritjen e punësimit të femrave ndërsa në Kosovë po ndodhë e kundërta duke marrë parasysh që Kosova deri vonë është cilësuar si populli me shtimin më të lartë të popullësisë në Evropë, prandaj është e rëndësishme që vendi të marrë masa për krijimin e një balance mes numrit të lindjeve dhe të mos diskriminohen femrat në punësim.

Sipas raportit të Bankës Botërore për ndërveprimin e grave me ligjin prej fillimeve të karrierës së tyre, Kosova renditet e 32-ta duke i lënë prapra edhe vendet e rajonit, arsyeja që ndodhet në atë pozitë janë ligjet e mira të miratuara në kuvend. Ndërsa pengesë në këtë raport është shënuar Ligji i Pushimit të Lehonisë dhe Pensionimit. Në bazë të analizave që i ka berë OAK, Kosova në shumë raste është shumë para vendeve të tjera me ligje, por është jashtëzakonisht prapa me implementimin e tyre dhe konflikteve të jashtëzakonshme ndërmjet tyre, deklaroi zyrtaraj e OAK-së.

Sipas ligjit të punës, neni i 49-të Pushimi i Lehonisë, artikulli 3-“Gjashtë muajtë e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës baze” dhe artikulli 4 ”Tre muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare ne Kosovë”. P.sh bizneset paguajne 70% të pagë 600 euro, apo 420 euro në muaj, ndërsa kur kalon të pagesa e shtetit i cili është i detyruar të paguaj 50% të pagës mesatare, nga 420 euro qe merrë nga biznesi, shteti e paguan tani 237 euro (474 euro eshte llogarit paga mesatare nga MPMS).

Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon, në Kosovë vetëm 12.6% të femrave janë të punësuara. Kjo ndodhë për shkak të disa arsyeve dhe një nga arsyet kryesore që po e pengonë rritjen e punësimit të femrave është detyrimi i bizneseve që te paguajnë dy paga për nje vend pune.

OAK kërkon që si vendet e rajonit dhe vendet në Evropë, të rregullohet ligji i punës për Pushimin e Lehonisë siç janë: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Gjermania e të tjera të jetë pushimi i lehonisë i mbuluar nga Qeveria.

OAK ka bërë një hulumtim për punësimin e femrave në Kosovë dhe rajon .

Dhe hulumtimi ka nxjerrë gjendjen e rëndë në Kosovë në krahasim me rajonin pavarësisht ligjeve më të mira.

Shembull marrim punësimin e femrave në Kosovë dhe rajon:

Kosova 12.6%

Shqipëria 52.10 %

Maqedonia 33.8%

Mali i zi 43.8%

Serbia 40.3%

Pushimi i Lehonisë është interes nacional për të rritur numrin e punësimit të femrave dhe rritjen e lindjeve prandaj OAK i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, deputetëve, shoqatave të grave si dhe odat dhe asociacionet e ndryshme të përkrahin kërkesen e OAK-së.

KOMENTE