DYLON

OAK në mbështjetje të familjeve të prekura nga tërmeti

OAK në mbështjetje të familjeve të prekura nga tërmeti
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) fton bizneset që të japin kontributin e tyre në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti, duke ndihmuar në adresën unike shtetërore në këtë link: https://e-albania.al/dhuro/, ku mund të gjeni tri format e kontributit, përfshirë ato financiare, ushqime, veshmbathje apo strehim:

Dhuro online në e-albania : https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13528

Kontribuo në llogaritë bankare: https://e-albania.al/dhuro/llogarite/llogarite.html

EkoHigjiena

Kontribut tjetër: https://e-albania.al/StaticPages/kontribut_tjeter/kontribut_tjeter.html

Ndërsa ndihma të tjera humanitare mund të dërgohen edhe përmes organizimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ku menaxhimi i këtyre ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë stadiumit Niko Dovana, nga ana e Drejtorisë së Emergjencave Civile, duke ndjekur këto udhëzime:

1. Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.
2. Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore:
Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.

Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së
NIPT J92322004M

Apo të kontaktoni në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën: [email protected].

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.