• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

OAK në konferencë për media me temën “Sfidat e bizneseve në përmbushje të kontratave publike”

Redaksia 2LONLINE 15 Mars, 2022 3 min
 OAK në konferencë për media me temën “Sfidat e bizneseve në përmbushje të kontratave publike”

Pas kërkesave të pranuara nga bizneset anëtare në lidhje me dëmet dhe humbjet e mëdha financiare që po u shkaktohen këtyre të fundit nga ndryshimet enorme të çmimeve, në përmbushje të kontratave publike të nënshkruar më herët, Oda e Afarizmit të Kosovës ka mbajtur konferencë për media me temë “Sfidat e bizneseve në përmbushje të kontratave publike”.

Qëllimi i kësaj konference ishte njoftimi i Institucioneve me kërkesat nga komuniteti i biznesit, pas një takimi paraprak të mbajtur me bizneset anëtare, të cilat shfaqën shqetësimet për humbjet e mëdha që po u shkaktohen nga gjendja aktuale.

Hasan Gigollaj anëtar i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, ka thënë se bizneseve në vazhdimësi po u shkaktohen vështirësi financiare për shkak të kontratave të nënshkruara me autoritet publike, sidomos tani pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve. 

“Këto kontrata po hasin vështirësi të përmbushjes, si rrjedhojë e rrethanave të paparashikueshme si dhe inflacionit që po ndodhë”, tha Gigollaj. 

OAK përmes kësaj konference ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe organet kompetente që të ndërmerren hapa konkrete për të ofruar zgjidhje, një ndër të cilat është edhe rinegociimi i çmimeve dhe zbatimin e kontratave, sipas praktikave ndërkombëtare. 

Ndër të tjera në konferencë u theksua që gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, komuniteti i biznesit ka tentuar që të tregoj mirëkuptim, mirëpo gjendja e krijuar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që përveç ndryshimeve në çmime, të haset edhe vështirësi në furnizime,

Prandaj, Gigollaj shtoi gjithashtu se Operatorët Ekonomik kanë nënshkruar kontrata me institucionet publike, në kohën kur kishim një stabilitet çmimeve, ashtu që ndryshimi i këtyre rrethanave po bënë që bizneseve të i’u shkaktohen humbje. 

Tutje Gigollaj njoftoi se implementimi i kontratave me kushtet e kontraktuara më herët do t’i vendosë bizneset para opsioneve të vështira, çka do të dërgonte në falimentimin e bizneseve dhe shuarjen e vendeve të punës, në rast të mosndërmarrjes së hapave konkret. /2LONLINE/

Etiketa:kontratave publike kontratave publike” OAK oda afarizmit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari Haliti priti në takim homologun e tij nga Likova, Erkan Arifi

7 Dhjetor, 2023
Sport

FC Drita i uron mirëseardhje Sadat Shahinit

7 Dhjetor, 2023
Info+

Kamenica ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit

7 Dhjetor, 2023
Promo

Hidromorava: Ja në cilat zona do të kryhen sot intervenimet e nevojshme

7 Dhjetor, 2023
Lajme të ngjashme

OAK kërkon përkrahje nga Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

22 Qershor, 2022

OAK, ATK dhe bizneset anëtare diskutojnë për sfidat gjatë ushtrimit të veprimtarisë 

8 Qershor, 2022

OAK takohet me Odën Ekonomike të Malit të Zi

3 Qershor, 2022

OAK dhe kërkon nga KPMM përkahje për sfidat e mëdha të bizneseve

2 Qershor, 2022

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022

OAK: 100 euro të ipet në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore

12 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com