DYLON

OAK: Mungesa e Ligjit për Tregti të Brendshme po pengon zhvillimin e bizneseve

OAK: Mungesa e Ligjit për Tregti të Brendshme po pengon zhvillimin e bizneseve
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi që sa më shpejtë të fillon diskutimi për Ligjin për Tregti të Brendshme, pasiqë mungesa e tij po paraqet shumë probleme në tregun vendor dhe po i dëmton bizneset vendore dhe të huaja, duke mos i orientuar se ku të investojnë.

Ligji për Tregti të Brendshme i cili ka rëndësi jetike dhe do të rregullonte shumë çështje sa i përket operimit në tregun e brendshëm, krijimin e ofertave për bizneset e interesuara për rritjen e investimeve të tyre duke stimuluar dhe ofruar pako konkrete çoftë për investitorët vendor ashtu edhe ata ndërkombëtar, theksojnë në OAK.

Mungesa e këtij ligji po ndikon në hapje të bizneseve të panumërta të llojit të njejtë brenda një distance shumë të vogël, me çka shteti po lejon dëmtimin e bizneseve dhe pamundësinë që të kenë biznes funksional.

EkoHigjiena

Sipas OAK – së vetëm në magjistralen Prishtinë – Komoran janë mbi 30 pompa të benzinës të hapura dhe vazhdojnë të hapen, ndërkohë që asnjë llogaritje nuk bëhet për dëmet që i shkaktohen biznesit aktual dhe biznesit të ri me rastin e lejimit të hapjes. Gjithashtu një shqetësim i madh është edhe rritja enorme e numrit të marketeve.

Meqenëse qëllimi i këtij ligji është të rregullohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë në tregun e brendshëm dhe si i tillë është i domosdoshëm, OAK kërkon që sa më shpejtë që të jetë e mundur të kemi Ligjin për Tregti të Brendshme si nevojë esenciale për mbrojtjen e bizneseve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.