DYLON

OAK: Kuvendi i Kosovës votoi kundër investimeve dhe zhvillimit të vendit

OAK:  Kuvendi i Kosovës votoi kundër investimeve dhe zhvillimit të vendit
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës me shqetësim të madh e mori lajmin për refuzimin për ndryshimin e ligjit për shoqëri tregtare, nenit 34, pika 2 nga ana e parlamentit të Kosovës.

OAK vlerëson se me këtë nen, Kuvendi i Kosovës ka shkelur kushtetutën e Republikës së Kosovës, kapitulli 1, neni 10, ku thuhet se: Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Imponimi në gjininë e udhëheqësve në Korporata dëmton rëndë biznesin, kushtetutën e vendit dhe është një pengesë direkte në ardhjen e investimeve të huaja në Kosovë dhe rritjen e punësimit.

EkoHigjiena

Ky votim nga ana e kuvendit të Kosovës më tepër ngjason me vendime të marra në vende komuniste se sa ato kapitaliste dhe tregtisë së lirë, siç është Republika e Kosovës.

Arsyetimi i sponzorizuesve për rivotim se ligje të tilla ekzistojnë në Gjermani, Itali e shtete tjera është plotësisht i paqëndrueshëm dhe me tendencë të drejtëpërdrejtë të pengimit të investimeve dhe të dëmtimit të korporatave në vend. Në disa shtete mund të ekzistojë ndonjë rekomandim i tillë, por jo detyrim që në fillim 40% e pas dy vjetëve 50% e udhëheqjes së bizneseve private t’i takojnë pjesëtarëve të gjinisë së caktuar.

OAK kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të reagoj dhe ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës propozimin për ndryshimin e këtij neni.

Për dijeni të deputetëve votues të këtij neni, si pasojë e mungesës së ligjeve, mungesës së ofertave të favorshme për investime, mosfunksionimit të gjykatave dhe klimës jo të mirë të të bërit biznes, Kosova vazhdon të mbetet shteti më i varfër në Ballkan me shkallën më të lartë të papunësisë dhe buxhetin më të vogël.

Në fund, OAK njofton se do të i përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm në këtë drejtim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.