DYLON

OAK kërkon nga Ministria e Financave të ofrohet përkrahje për organizuesit e eventeve

OAK kërkon nga Ministria e Financave të ofrohet përkrahje për organizuesit e eventeve
Avatar photo Redaksia

Problemet e sektorit të organizimit të eventeve gjatë situatës së pandemisë ishte tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës me disa nga bizneset e këtij sektori.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi informoi për çështjet të cilat oda ka zgjidhur për bizneset në tërësi,e sidomos avokimin e bërë gjatë kohës së pandemisë. Gjithashtu u shpalosën edhe rekomandimet që OAK ka përcjellur tek institucionet me qëllim të përkrahjes së bizneseve.

Edhe pse sektorit të organizimit të eventeve nuk i’u është ndaluar direkt ushtrimi i veprimtarisë, me vendim të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë është ndaluar organizimi i eventeve, dhe si rezultat i së cilës janë anuluar 60 festivale. Kjo ka bërë që këto biznese të mos kenë për kë të shërbejnë, andaj janë dëmtuar në masë të madhe pasiqë plotësisht janë bllokuar.

EkoHigjiena

Sektori i organizuesve të eventeve konsiderohen si një nga zinxhirët më të mëdhenjë sezonal, pas gastronomisë, e ndër problemet kryesore me të cilat po përballen si pasojë e mos gjenerimit të të hyrave janë pamundësia e mbulimit të pagave të stafit, pagesa e qirasë e shpenzimet fikse. Në këtë po ndikon edhe pamundësia e inkasimit të borxheve të vitit të kaluar, e sidomos mos ekzekutimi i pagesave nga ana e institucioneve për bizneset.

Gjatë këtij takimi u dakorduam që për të tejkaluar gjendjen e rënduar të këtij sektori dhe që të ju mundësohet mbijetes në treg është e domosdoshme që të përkrahen nga ana e institucioneve në këto pika:

Subvencionimi i pagave të punonjësve;
Subvencionimi i qirasë;
Ulja e TVSH-së për operim;
Shtyerja e kredit line që këto biznese kanë dhe
Shtyerja e tatimeve dhe obligimeve ndaj ATK-së;

Këto masa duhet të jenë së paku një vjeqare, në mënyrë që ky sektor të ketë mundësi të rifillimit të operimit dhe të tejkalohet situata e rënduar në të cilën gjenden, pasiqë për dallim nga sektorët e tjerë që kanë pasur shtyerje për disa muaj, këtij sektori i janë anuluar dhe shyer për 1 vit eventet dhe aktivitetet e parapara.

Lidhur me këto Oda e Afarizmit të Kosovës ka përcjellur një shkresë për Ministrin e Financave dhe Transfereve, në mënyrë që të përfshihen në draftin final të Pakon e Rimëkëmbjes, ashtuqë të sigurohet përkrahja adekuate dhe t’i jepet mundësia që ky sektor të mbijetoj.