OAK kërkon nga Ministri Matoshi t’u largohen bizneseve taksat antiligjore dhe antizhvillimore

OAK kërkon nga Ministri Matoshi t’u largohen bizneseve taksat antiligjore dhe antizhvillimore

Problemet e taksës së dyfishtë për prodhuesit e peshkut e cila është premtuar nga Ministri Matoshi para disa muajve që brenda pak ditësh do të hiqet dhe Ligji për Taksën Rrugore dhe Ekologjike për rimorkio ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) të drejtuar nga anëtari i bordit Hysni Zogaj me Këshilltarin Politik të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH), Nazmi Krasniqi.

Zogaj theksoi që OAK vazhdimisht po angazhohet në identifikimin e problemeve të bizneseve dhe adresimin e tyre tek institucionet përgjegjëse. Ai shtoi që qëllim i këtij takimi është problemi me të cilin po përballen bizneset të cilat në bazë të Ligjit për Taksën Rrugore dhe Ekologjike për Automjete, po obligohen të paguajnë taksë ekologjike për rimorkio edhe pse ajo nuk ka fuqi motorike.

Zogaj shtoi që nisur nga fakti që taksa ekologjike mblidhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së mbrojtjes së ambientit, OAK konsideron që mjetet e mbledhura nga kjo taksë duhet të shfrytëzohen konform këtij qëllimi pasiqë edhe gjendja momentale e cilësisë së ajrit në vend është alarmante.

Zyrtari ligjor i biznesit anëtarë ScanColor Jysk, Arbër Paçarizi theksoi që konsideron që një taksë e tillë është e panevojshme dhe paraqiti disa nga dëshmit e pagesave të bëra nga biznesi të cilin ai përfaqëson.

Zyrtarja e OAK-së Qëndresa Ibrahimi veçoi problemin e taksës së dyfishtë me të cilën përballen bizneset e peshkut, e të cilën Oda e ka adresuar edhe më parë tek MMPH dhe është premtuar zgjidhja e shpejtë e saj.

Në lidhje me këtë OAK ka organizuar edhe takime ndërministrore ku edhe përkundër premtimeve të Ministrit Fatmir Matoshi, kjo nuk po ndodh.

Krasniqi theksoi që përkrahë kërkesën e adresuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës lidhur me Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike për Automjete, duke shtuar që një nga arsyet e pagesës së taksës ekologjike edhe për rimorkio është mos përkufizimi i drejtë i termit automjet në këtë ligj. Ai shtoi që MMPH ka kërkuar që automjeteve t’u vendosen pulla mjedisore, përmes së cilave do të bëhej kategorizimi i veturave në bazë të dënmit që shkaktojnë në ambient.

Krasniqi premtoi që do të punoj në shtyrjen para të këtyre kërkesave dhe se do të njoftoj odën ditët në vijim për zhvillimet e bëra.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: Anëtari i Bordit Hysni Zogaj, përfaqësuesi i biznesit anëtarë ScanColor Jysk Arbër Paçarizi dhe zyrtaret Qëndresa Ibrahimi dhe Mirjeta Shala.

KOMENTE