DYLON

OAK kërkon nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri përmirësimin e punës së BQK-së

OAK kërkon nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri përmirësimin e punës së BQK-së
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një letre, adresoi tek Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës shqetësimin e thellë për mungesën e bashkëpunimit të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK) me sektorin privat, sipas të cilëve jo vetëm që nuk është duke i përkrahur bizneset në këtë kohë pandemie, por është duke i dëmtuar edhe më rëndë qytetarët dhe bizneset.

Ndër shkresat që OAK ka deleguar tek BQK, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e ankesave të bizneseve, e që nuk kanë marrë trajtim dinjitoz janë:

EkoHigjiena

1.Të largohet kamata prej 5 – 8% për kthimin e parave metalike në kartmonedha, detyrim i vendosur nga BQK;

2.Të ulen tarifat e shfrytëzimit të POS nga ana e bizneseve nga 1 – 3% sa është aktualisht, në së paku 0.025%;

3.Të punohet që disa sisteme elektonike të pagesave të jenë valide edhe në Kosovë, siç është paypal, cyber source, amazon etj;

4.Të rikthehet në gjendjen e mëparshme Udhëzimi mbi Implementimin e Sistemit Bonus – Malus për Persona Juridik, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve lidhur me regjistrimin e veturave të firmave, i cili ka hyrë në fuqi me 1 nëntor 2020 etj.

OAK konsideron që bashkëpunimi më BQK-në është mëse i nevojshëm, ashtu që sektori privat të funksionoj më mirë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.