• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

OAK kërkon nga Kryeministri të mos lejohet përdorimi i IP Adresave Serbe

Redaksia 2LONLINE 1 Nëntor, 2021 3 min
 OAK kërkon nga Kryeministri të mos lejohet përdorimi i IP Adresave Serbe

Në një shkresë drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) edhe një herë kërkoi që të trajtohet përdorimi i IP Adresave të Serbisë, nga operatorët vendor dhe të njejtat të përdoren ato nga Shqipëri. 

Lidhur me përdorimin e IP Adresave nga Serbia, përfaqësues të OAK-së me 02 Gusht 2021 ka realizuar takim me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), e gjithashtu ka dërguar edhe shkresa përmes së cilave dëshmohet që operatorët vendor, janë duke përdorur IP Adresa nga shteti Serb.

Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e OAK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eleminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi dhe këto të fundit të zëvendësohen njëherë për një herë me ato të Shqipërisë.

Sipas OAK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset e specifikisht për sektorin medial i cili është duke u ballafaquar me mosrregullimin e tyre..

OAK konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po i’u shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address”, figuron shteti serb, malazez apo ndonjë nga vendet e tjera të rajonit.

Përgjigja që  kemi pranuar nga ARKEP është që  ata kanë ndërmarr hapat  të cilat kanë të drejtë t’i ndërmarrin për zgjidhje të kësaj situate. Ndër të cilat, i  janë drejtuar me shkresë ofruesve të përmbajtjeve promocionale në lidhje me gjuhën e reklamave promocionale të shfaqura në ueb portalet tona e gjithashtu janë takuar me disa ndër  operatorët kryesor të internetit në Kosovë.

Në mënyrë që kjo çështje të mos ndalet në këtë pikë, por të vazhdoj trajtimi i saj, Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) kërkoi nga Kryeministri ta trajtoni me seriozitet kërkesën për rregullimin e IP Adresave në një interval kohor sa më të shkurtër, duke marrë për bazë se kjo çështje është duke i shkaktuar Kosovës dhe bizneseve dëme materiale dhe nacionale të cilat janë jashtëzakonisht të mëdha. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale IP Adresave Serbe kryeministri OAK Oda Oda e Afarizmit të Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com