DYLON

OAK kërkon nga Guvernatori përkrahje më të madhe të bizneseve

OAK kërkon nga Guvernatori përkrahje më të madhe të bizneseve
Avatar photo Redaksia

Shqetësimet e bizneseve me bankat komerciale, përfishirë kamatat prej 5% për dorëzimin e parave metalike, rritjen e çmimeve për shpenzimet e bankës, zvogëlimin e numrit të bankomatëve…, ishin disa nga çështjet që u adresuan në takimin që patën përfaqësuesit e OAK-së me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti.

Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi theksoi rëndësinë e efikasitetit të bankave, për vetë faktin se bizneset janë ato të cilat komunikojnë më së shumti me bankat, andaj politikat e tyre shpesh po shkaktojnë disa ngarkesa për bizneset dhe po e vështirësojnë klimën edhe ashtu shumë të rëndë të të bërit biznes. Bashkëpunimi me BQK-në për mënyrat se si të tejkalohen këto pengesa është shumë i rëndësishëm, theksoi më tutje Krasniqi.

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj, adresoi shqetësimin lidhur me konfirmimet e pagesave nga ana e bankës, ende pa përfunduar transferi, që po paraqet një tjetër problem me të cilin po ballafaqohen bizneset.

EkoHigjiena

OAK kërkoi nga Guvernatori të ndihmohen bizneset dhe që:

· Të hiqet kamata prej 5% në kthimin e parave të imëta të vendosur nga Banka Qendrore dhe e cila nga bankat komerciale shkon deri në 8%, që po prek posaqërisht furrtarët dhe marketet;

· Të merren masa ndaj bankave për rritjen e çmimeve dhe të ulen ato për shërbimet bankare që në vitin e kaluar është rritë nga disa banka më shumë se 100% (deri në 20 euro në muaj për mirëmbajtje të një konto) dhe çmime të larta për transfere;

· Të kërkojë nga bankat që të rritet numri i bankomatëve që kohëve të fundit është zvogëluar dukshëm;

· Të ndikojë në zvogëlimin e kredive dhe overdraftat e mëdha dhe shpesh me kushtëzime të pamundura;

· Pa mundësia e deponimit direkt tek arka por vetëm në bankomat.

Guvernatori Mehmeti, theksoi se BQK është e gatshme që të ofrojë përkrahje dhe të ndihmojë aty ku shfaqet nevoja, duke premtuar se çështjen e parave të imëta do ta adresojë si problem edhe në nivel rajonal, ndërsa sa i përket çmimoreve të bankave për mirëmbajtje të kontove, Mehmeti theksoi se BQK është duke ekzaminuar se a kanë bazë bankat për aplikimin e një ngritje të tillë.

Gjithashtu Guvernatori Mehmeti premtoj një bashkëpunim më të madh me Odën e Afarizmit dhe u shpreh i gatshëm që të jetë në dispozicion edhe në aktivitetet që OAK zhvillon me bizneset.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar, Arsim Selmonmusaj –nënkryetar, Qendresa Ibrahimi dhe Rreze Cana – zyrtare, dhe Vehbi Krasniqi nga Furra Besarti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.