DYLON

OAK kërkon nga deputetët që të mos e votojnë projektligjin për miniera dhe minerale

OAK kërkon nga deputetët që të mos e votojnë projektligjin për miniera dhe minerale
Avatar photo Redaksia

Një ditë më parë, OAK i është drejtuar me anë të një letre institucioneve kryesore të vendit, me anë të së cilës ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës projketligji për miniera dhe minerale, për shkak që ka kaluar pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.

Si rrjedhojë, sot përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pozicionuan përpara Kuvendit të Kosovës për të shpërndarë në zarfe kërkesën e tyre Deputetëve, për të shtyrë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për miniera dhe minerale, për shkak të mos përfshirjes së rekomandimeve të bëra nga OAK lidhur me këtë projektligj.

Përveç kërkesës që u është dërguar shefave të grupeve parlamentare dhe krerëve shtetëror, OAK ka vendosur që të njoftoj nga afër edhe Deputetët e Kuvendit lidhur me këtë shqetësim të bizneseve të cilat preken drejtpërdrejtë nga ky Projektligj.

EkoHigjiena

Koordinatoja Donika Gashi, ka theksuar se nëse ky projektligj kalon, si i tillë nuk do të jetë në dobi të bizneseve dhe ka bërë të ditur se deri më tani vetëm shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së OAK-së duke lënë hapësirë për një takim të mundshëm në ditët në vijim.

Më tutje, duke theksuar rëndësinë që ka ky Projektligj, Gashi tha se bizneset e këtij sektori kanë paralajmëruar protesta me qëllim të shtyrjes së votimit të këtij projektligji përderisa rekomandimet e tyre nuk janë marrë parasysh.

Oda e Afarizmit të Kosovës shpreson që deputetet do ta kenë parasysh këtë kërkesë dhe të mos e fusin në rend dite këtë Projketligj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.