DYLON

OAK kërkon lirimin e plotë të lëndës së parë dhe përkrahje për bizneset

OAK kërkon lirimin e plotë të lëndës së parë dhe përkrahje për bizneset
Avatar photo Redaksia

Lirimi i plotë i lëndës së parë, krijimi i arkës patriot, subvencionimi i eksportit, përshkallëzimi i TVSH-së në turizëm dhe hotileri, ulja e normave të interesit nga BQK, përkrahja e bizneseve nëpërmjet pakos së rimëkëmbjes ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministren e Financave Hykmete Bajrami.

Gjatë këtij takimi OAK theksoi emergjencën e finalizimit sa më parë të pakos së rimëkëmbjes në mënyrë që bizneset të kenë mundësi që të mbijetojnë, dhe operojnë më tutje në këtë kohë pandemie, qasja më e lehtë në financa, rëndësia e subvencionimit të kamatave, riprogramimi i kredive pa kosto shtesë, shtyerja e tatimeve e subvencionimi i pagave të të punësuarve u cilësuan disa nga kërkesat më emergjente të bizneseve aktualisht.

OAK shpalosi propozimet e bizneseve për pakon e rimëkëmbjes dhe theksoi vështirësitë më të cilat janë duke u përballur bizneset si rezultat i vonesave të mëdha që janë duke u bërë në ekzekutimin e pakos emergjente, ku biznesi në këtë periudhë nuk ka gjetur mbështetje tek shteti. Rënia e qarkullimit dhe operimi larg planifikimeve, ka vendosur bizneset në një gjendje të vështirë financiare si rezultat i së cilës rrezikojnë të humbin shumë vende të punës.

EkoHigjiena

Ndërsa nënkryetari i OAK-së Arsim Selmonmusaj si problematikë ngriti pikën 15 të vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e aktivitetit në sektorin e identifikuar të institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik, duke kërkuar ndryshimin e kësaj pike, meqë ky vendim është vështirë i realizueshëm dhe do të dëmtojë bizneset në nivel shumë të lartë. Selmonmusaj gjithashtu ngriti si çështje koston prej 5 % të kthimit të parave të metalta në kartmonedha, e cila po ashtu po rëndon bizneset.

Ministrja Hykmete Bajrami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësuesit e biznesit për fuqizimin e sektorit privat. Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e OAK-së për angazhimin e Ministrisë për të trajtuar nevojat dhe kërkesat e bizneseve dhe u shpreh e hapur për çështjet që ka në kompetencë digasteri që ajo drejton dhe ka kapacitete, do të angazhohen për të implementuar në programin e rimëkëmbjes.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Arsim Selmonmusaj -nënkryetar i bordit dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore në OAK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.