DYLON

OAK: Edhe bizneset të mbrohen me ligj

OAK: Edhe bizneset të mbrohen me ligj
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizoi një takim me Kryeinspektorin e Inspektoriatit të punës Basri Ibrahimi, ku u diskutua mbi zbatimin e ligjit të punës dhe sigurinë në punë.

Gjatë këtij takimi Oda e Afarzimit të Kosovës së bashku me disa biznismenë dhe biznismene, parashtruan shumë ankesa në ligjin aktual dhe kërkuan që ky ligj të ndryshohet sa më shpejtë sepse draftimi i ndryshimit të ligjit është duke vazhduar që nga viti 2013.

EkoHigjiena

Ndër ankesat që i parashtroi OAK së bashku me anëtarët e saj janë:

1. Të bëhet harmonizimi i ligjit të punës me ligjin mbi inspektoratin e punës;
2. Të ketë dënime edhe për punëtorët që lëshojnë punën jashtë kontratës së punës;
3. Të hiqet detyrimi që biznesi të jetë përgjegjës në rast se lëndohet me fajin tij;
4. Të përcaktohet afati i ankesës për punëtorët që largohen nga biznesi ashtu siç është e rregulluar për punëtorët e institucioneve shtetërore;
5. Gjykatat të inkorporojnë drejtësi dhe jo favorizime në dëme të biznesit dhe shumë probleme të tjera.

Ndërsa në pjesën e debatit të hapur, bizneset kishin rastin që të zhvillojnë bashkëbisedime e të drejtojnë shqetësimet e tyre konkrete dhe padrejtësitë që u bëhen gjatë shqiptimit të gjobave, që në shumë raste ndodhin edhe kur vetë të punësuarit janë në faj e nuk i përfillin rregullat e punës të cilat kërkojnë që në mënyrë strikte të bartin pajisjet mbrojtëse.

Në këtë takim, ishin prezente edhe disa biznese anëtare të OAK-së të cilat kishin rastin bënin pyetje direkte tek Kryeinspektori lidhur me paqartësitë dhe çështjet me interes për biznesin.

Disa çështje kryesore që u theksuan ishin rëndësia e pajisjes së të punësuarve me kontrata të punës, mbrojtja në punë, pushimet vjetore, aksidentet në vendin e punës, rëndësia e certifikimeve të punëtorëve për siguri në punë e procedurat disciplinore.

Ibrahimi theksoi se ndonëse gjendja e sigurisë dhe mbrojtja e shëndetit në punë është më e mirë krahasuar me vitet e kaluara, por ka ende hapësirë për përmirësim. Si shqetësim vazhdon të jetë numri i lartë i vdekjeve dhe lëndimeve që ndodhin në vendet e punës, si pasojë e respektimi te ligjit.

Duke e krahasuar me vitin e kaluar që vdekshmëria në vendin e punës ka qenë me 14 raste fatale, për vitin 2018 gjendja është alarmante, këtë vitë numri i të vdekurve në punë deri më tash është 5, gjë që i shtyn inspektorët të marrin më shumë masa disciplinore dhe do të shqiptohen më shumë gjoba për kompanitë që bëjnë shkelje.

Gjatë viteve paraprake, punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë janë cilësuar si më të rrezikuarit në vendin e punës duke funksionuar pa përdorim adekuat të mjeteve personale mbrojtëse. Ndërsa, në vitin 2018 gjendja e deritanishme është alarmante, theksoi më tutje ai.

Takimin e udhëheqi nënkryetari i OAK-së, z. Arsim Selmonmusaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.