• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. OAK diskuton sfidat e sektorit privat me Ministren Hajdari dhe Zyren e Kryeministrit
Nacionale

OAK diskuton sfidat e sektorit privat me Ministren Hajdari dhe Zyren e Kryeministrit

Redaksia 2LONLINE 17 Janar, 2022 3 minuta lexim
 OAK diskuton sfidat e sektorit privat me Ministren Hajdari dhe Zyren e Kryeministrit

Prioritetet e Qeverisë, sfidat që bizneset po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë si dhe ligjet që OAK konsideron që Qeveria duhet t’i trajtoj me urgjencë ishin disa ndër temat e diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe shefit të Kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

Oda e Afarizmit të Kosovës konsideron që nevojë e menjëherëshme është krijimi i ofertës për investitorët potencial për të bërë biznes në vend, pasi që për më shumë se 20-të vite, ne nuk kemi arritur të prezentojmë një ofertë konkrete në këtë drejtim.

Sipas OAK-së është tejet e nevojshme që të punohet në ndarje të zonave ekonomike varësisht nga prioriteti, kompletimin e zonave ekzistuese ekonomike, krijimin e një Ligji funksional për Tregti të Brendshme, Ligjit për Miniera e Minerale, Ligji i Pushimit të Lehonisë dhe Ligji i Punës, vazhdimi i normës 8% të TVSH-së për sektorin e gastronomisë si dhe të bëhet lirimi i plotë i lëndës së parë dhe asaj përcjellëse për bizneset prodhuese.

Ndërsa, Ministrja Hajdari falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për ndarjen e shqetësimeve të komunitetit të biznesit si dhe theksoi që si Ministri aktualisht janë të orientuar në krijim të politikave industriale, marrë parasysh që si të tilla kanë munguar.

Ministrja Hajdari shtoi që Qeveria aktualisht po punon në ndryshim të shumë ligjeve, por duhet mirëkuptuar pasi që për hartimin e këtyre të fundit nevoitet kohë.

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi, informoi që Qeveria nuk ka vazhduar të mbaj normën e ulët të TVSH-së më sektorin e gastronomisë, pasi që sipas të dhënave statistikore të periudhës së aplikimit të TVSH-së në vlerë prej 8%, krahasuar me periudhën paraprake, nuk është vërejtur të ketë treguar efekte pozitive, qoftë në ulje të çmimeve, apo në rritje të pagave për të punësuarit.

Në fund, OAK i dorëzoi Ministres Rozeta Hajdari dhe Shefit të Kabinetit të Kryeministrit Luan Dalipi kërkesat e komunitetit të biznesit për ndryshimet e nevojshme në ligje dhe udhëzime administrative, si një nevojë emergjente që të rriten kapacitetet tona prodhuese dhe eksportuese. /2LONLINE/

Etiketat:afarizmit Ministren Hajdari OAK Oda sektorit privat Zyren e Kryeministrit
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022
Art/Kult

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e

22 Maj, 2022
Policia

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej

22 Maj, 2022
Opinion

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Dhjetëra kërkesa të bizneseve i dorëzohen Zëvendësministrit Durmishi

12 Maj, 2022

Fuqizimi i kapaciteteve energjetike dhe efiçenca e energjisë me rëndësi për bizneset

15 Prill, 2022

OAK: 100 euro të ipet në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore

12 Prill, 2022

OAK zgjedh strukturat e reja udhëheqëse të saj

25 Mars, 2022

Me diskutimin mbi përfitimet e arbitrazhit përfundon Java e Arbitrazhit në Kosovë

18 Mars, 2022

OAK në konferencë për media me temën “Sfidat e bizneseve në përmbushje të kontratave publike”

15 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com