OAK dhuron gjak për të shpëtuar jetë

OAK dhuron gjak për të shpëtuar jetë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut organizuan aksionin për dhurimin e gjakut për herë të tretë me radhë.

Pronarë biznesesh, pas diskutimit përmbyllës për vitin 2019 shprehën vullnetin e mirë të tyre duke dhuruar gjak për personat në nevojë.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) Skënder Krasniqi, tha se komuniteti biznesor përveç që po kontribuon në fushën biznesore në Kosovë, ka shprehur gatishmërinë edhe të dhurojë gjak duke shprehur kështu vullnetin e tyre të mirë.

Ndërsa, Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Qëndresa Ibrahimi tha se iniciativa për dhurimin e gjakut është bërë tashmë event tradicional për Odën, ngaqë ka tre vite rresht që

organizohet një aksion i tillë. Për më shumë, ajo theksoi që përveç bizneseve të cilat ishin pjesmarrëse në takim, kishte edhe prej tyre që u bashkangjitën enkas për të dhuruar gjak, përfshirë këtu edhe qytetarët e rastit.

Dhurimi i gjakut u bë në mënyrë vullnetare dhe aksioni kishte si qëllim të ju ndihmoi të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona.

Oda e Afarizmit të Kosovës i falënderon të gjithë vullnetarët që ju përgjigjen pozitivisht këtij aksioni.

KOMENTE