DYLON

OAK: Bizneset kërkojnë ndryshimin e Udhëzimeve Administrative

OAK: Bizneset kërkojnë ndryshimin e Udhëzimeve Administrative
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) realizoi takim të përbashkët me përfaqësues të bizneseve të nga regjione të ndryshme të Kosovës, ku qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi propozimin e Ministrisë së Bujqësisë për ndryshimin e një pike dhe kërkesë për ndryshimin e disa Udhëzimeve Administrative të cilat tash e sa vite janë duke dëmtuar në shkallë shumë të lartë zhvillimin e sektorëve të bujqësisë, blegtorisë, turizmit dhe minierave.

Pjesëmarrësit në këtë takim u dakorduan që të kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) që të merren parasysh kërkesat e bizneseve të bëra tani e disa vite e për të cilat janë ne dijeni Qeveria e Kosovës dhe MBPZHR.

Bizneset unanimisht përkrahën iniciativën e Ministrit Mustafa për fillim të ndryshimit të Udhëzimeve Administrative, mirëpo kërkuan që të iniciohet edhe ndryshimi i pikave të tjera të kërkesave të adresuara dhe këto ndryushime të bëhen në një afat sa më të shkurtë kohorë, pasiqë krijimi i këtyre lehtësirave do të zhbllokoj një sektor me potencial dhe që ka një numër të madh të të punësuarve.

EkoHigjiena

OAK kërkon nga Ministri i Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës që ta merr me urgjenc zgjidhjen e këtyre probleme, në të kundërt bizneset do t’i përdorin të gjitha alternativat e mundshme, përfshirë edhe protestat në rrugë dhe ndaljen e punës për kohë të pacaktuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.